Bislimi thotë se projektligji për pagat nuk është projektligj për rritje të pagave

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane.
Sa i përket Projekligjit për Pagat, Bislmi ka thënë se në momentin që të jetë i gatshmëm dhe të adresojë të gjitha kërkesat do të duhet të sillet në Kuvend.
“Drafti ka qenë gati që në janar, por ka qenë kërkesë e imja dhe e ministrit të financave sepse kemi disa brenga. Sepse nuk duam që të na kthehet nga Gjykata Kushtetuese. Ideja jonë është që në momentin kur ligji të jetë u gatshëm t’i adresojë të gjitha brengat, ai duhet të sillet në Kuvend. Presioni ‘sille më shpejtë’ nuk i kontribuon një dokumenti kualitativ”, ka deklaruar Bislimi.
Bislimi tutje ka sqaruar se narrativa që projektligji për pagat është projektligj për rritje të pagave.
“Projektligji për pagat nuk është projektligj për rritje të pagave, por është ligj që i rregullon dhe nivelizon pagat. Ai i rregullon vetëm pagat e 80 mijë punëtorëve të administratës publike. Nuk jemi tu pru ligj për rritje të pagave, por ligj për rregullimin e pagave në sektorin publik”, tha ai./21Media

Back to top button