Regjistrimin me targa legale në veri, Kurti e cilëson “proces pozitiv”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si proces pozitiv regjistrimin me targa legale të veturave në komunat veriore.

Në takim me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, Kurti ka thënë se konvertimi i targave ilegale në RKS është shembull i respektimit të ligjshmërisë.

“Takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim. Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./21Media

Back to top button