Regjistrohen 137 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 137 raste të reja Covid-19, nga 2 mijë e 303 testime të bëra. Janë regjistruar 85 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar anjë viktimë, ndërsa sipas sistemit “Termini im”, me diagnozë Covid-19 janë regjistruar dy viktima, që kanë ndërruar jetë në perudhën 09.04-17.04.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 309 mijë e 571, numri i të shëruarve është 299 mijë e 738, numri i të vdekurve është 9 mijë e 280 dhe numri i rasteve aktive është 553./21Media

Back to top button