Regjistrohen shtatë viktima nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3 mijë e 814 teste të kryera janë regjistruar 301 raste të reja me koronavirus, përcjell TV21.
147 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 192 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 7 viktima, mes moshës 35 dhe 91-vjeçare.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 221.095 raste, prej të cilëve 207.755 janë shëruar, kurse 7.801 kanë ndërruar jetë. Aktualisht janë 5.539 raste aktive me Covid-19./21Media