U përfshi nga flakët banesa, vdiq një e moshuar

 
Një e moshuar ka vdekur si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj pasditen e kësaj të shtune në Shkozë të Shqipërisë.
Viktima, M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme në banesën ku ra zjarri, nuk arriti t’iu shpëtonte dot flakëve, duke ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./vizionplus

Back to top button