Regjistrohet rasti i dytë me variantin Omicron në SHBA

Është konfirmuar edhe rasti i dytë me variantin Omicron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur mediat lokale.
Personi i infektuar me Omicron është nga Minesota dhe i njëjti kishte udhëtuar për në Neë York, për një konventë dy-ditore në Qendrën ‘Javits’.
Gjithashtu, i njëjti ishte i vaksinuar.
Guvernatori Kathy Hochul dhe zyrtarë të tjerë, si dhe drejtues të shëndetit publik, kishin thënë se do të ishte vetëm çështje kohe përpara se Omicron të zbulohej në nivel lokal.
Fakti që më shumë raste po identifikohen pa asnjë lidhje udhëtimi në Afrikën e Jugut, nënvizon se gjasat e rritura të transmetimit të komunitetit tashmë kanë filluar.
Mbrëmë është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Kaliforni.
Kujtojmë se, pas Afrikës së Jugut e Holandës, edhe Brazili e Japonia raportuan për rastet e para të të infektuarve me Omicron, ndërkaq sot u konfirmua një rast edhe në SHBA./21Media

Back to top button