Shkarkohet Drejtori i Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.
Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar, Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Po, për shkarkimin e z. Iberdemaj, është njoftuar edhe SHKK, për më shumë info ju lutem kontaktoni me Ministrinë e Drejtësisë”, tha ai.
Në vendimin e siguruar nga kallxo.com thuhet se Iberdemaj ka lejuar daljen dhe përcjelljen e njërit nga të burgosurit në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan pa shkresë zyrtare por vetëm me komunikim gojor./kallxo

Back to top button