Regragui: Kemi dhënë maksimumin, kjo është më e rëndësishmja

Walid Regragui nuk ka asgjë tjetër veç komplimente për t’i dhënë ekipit të tij, pasi u ndesh me Francën në gjysmëfinalen e Botërorit 2022.
Ai pas ndeshjes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij për të cilët ka thënë se kanë bërë më të mirën.
“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme”, tha trajneri i Marokut.
“Kishim disa lëndime, por ata që luajtën bën maksimumin dhe ne u kthyem në lojë menjëherë pasi pësuam golin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi edhe më mirë, ne u përpoqëm të shënonim golin e barazimit deri në minutën e fundit, por nuk ia dolëm”, tha në fund Regragui.

Back to top button