Rekord botëror me globet e borës

Globet e dëborës janë shumë më tepër se zbukurime të thjeshta raftesh për Wendy Suen ato janë “simbole dashurie”.
50 vjeçarja Wendy Suen ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness për koleksionim të globave të borës, dekore për stinën e dimrit.
Gruaja nga Kina, vlerëson se ka shpenzuar 165 mijë e dollarë duke blerë globe dëbore gjatë 20 vjetëve të fundit.
Pjesa më e vlefshme në grumbullin e saj prej 4 mijë e 238 globave të dëborës është ajo e projektuar nga Louis Vuitton, e cila i kushtoi asaj 7 mijë e 500 funte, transmeton rtv21.tv.
Suen po mbanë rekordin botëror për koleksionin e saj që nga viti 2005, kur kishte vetëm 904.
Por vitet e fundit asaj i është dashur të ngadalësojë ritmin dhe të bëhet më selektive pasi po i mbaron hapësira.
“Sa herë që shoh një glob të ri që nuk e kam tashmë dhe përputhet me kriteret e mia të përzgjedhjes, kam dëshirën ta marr atë”, tha ajo./21Media

Back to top button