Rekord i ri, 1 milion udhëtarë në aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti i Prishtinës tani më njihet si njëri ndër aeroportet e para në Evropë që menjëherë pas pandemisë ka arritur dhe tejkaluar shifrat e numrit të udhëtarëve që ishin në vitin 2019, para pandemisë.
Sipas një njoftimi për media, sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar edhe një rekord të ri duke proceduar udhëtarin e një milion në fluturimin e mbrëmshëm për në Gjenevë.
“Të bindur drejt suksesit menaxhmenti i aeroportit ishte fokusuar në shërbime kualitative dhe në sjellje të kompanive të reja si dhe shtim të numrit të fluturimeve në destinacionet ekzistuese”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button