Rekordi me ecje nëpër litar të lidhur në mes dy balonash me ajër

 
Ky është guximtari brazilian Rafael Zugno Bridi. Rafael theu rekordin me ecje nëpër litar, në lartësi prej 1.859 km.
Litari ishte i lidhur në mes dy balonash me ajër.
Ky guximtar, këtë sfidë e provoi me një qëllim. Rafael provon vazhdimisht sfida të ndryshme, e një prej tyre ishte edhe kjo. Ai synoi të përjetojë ndjenjën e të qëndruarit pezull në ajër dhe të qenit i lirë.
Rafael ka thënë se i pëlqejnë projektet komplekse, si psh sfidat në ajër. Ai po ashtu ka thënë se preferon të arrijë rekorde të cilat janë të vështira për tu arritur, e të cilat vetëm një gabim i vogël dhe rrezikon të vdes.
Rafael ka thënë se në sfida të tilla gjithmonë ka pas vetës një ekip të mirë të shoqëruesve.
Ky guximtar ka treguar se është përqendruar fort gjatë të ecurit nëpër litar, se ka ecur nëpër të me mendje e trup, e kur është afruar tek linja e finishit, ka parë shokët e tij duke qeshur, dhe vetëm atëherë e ka kuptuar se ia ka dalë.
Rafael Zungo Bridi këtë sfidë e arriti në qiellin e qytetit brazilian Praia Grande.
Ai ka thënë se në plan ka edhe shumë projekte të tilla të tjera, që synon t’i arrijë gjatë karrierës së tij si akrobat i guximshëm./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=z2QiKvmiICw

Back to top button