Momente emocionuese për familjen Ramosaj

 
Mbrëmë është mbajtur nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSh.
Në mesin e artistëve në garë për të fituar edicionin e 60-të të festivalit është edhe këngëtari Alban Ramosaj, i cili përjetoi diçka të bukur mbrëmë para dhe gjatë performancës.  Njëjtë sikur Albani, emocione të mëdha mbrëmë ka përjetuar edhe motra e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila është pjesë e shtëpisë së famshme”Big Brother VIP”.
Ajo mbrëmë ka dalë nga shtëpia e në një përcjellje të veçantë të kamerave dhe është dërguar në tribunat e Pallatit të Koncerteve të Tiranë. Beatrix ka ndjekur nga afër performancën e vëllait të saj. Të dy u befasuan kur panë njëri-tjetrin.

Në një moment erdhi edhe nëna e tyre dhe befasia u bë edhe më e bukur për ta.

Ndryshe, Festivali i Këngës shënon edicionin e 60-të, ku fituesi i garës, përfaqëson Shqipërinë në kontekstin muzikor “Eurovision”.
Alban Ramosaj garon me këngën “Theje”./21Media

Back to top button