Rekordi për mjekrrën më të gjatë në botë

Në librin e Ginisit të rekordeve botërore vazhdojnë të regjistrohen rekorde të reja. Kësaj radhe u regjistrua rekordi për mjekrrën më të gjatë në botë. Këtë rekord e arriti Sarwan Singh me mjekrrën me gjatësi 2.54 m. Ai theu këtë rekord për të tretën herë me radhë.

Ky hindus, që tashmë është banor kanadez, rekordin e parë në këtë kategori e arriti në vitin 2008, ku mjekrra e tij arriti gjatësinë 2.33 m, e kur me të ia kaloi rekordit të mëparshëm të cilin e mbajti suedezi Birger Pellas. Mjekrra e tij arriti gjatësinë  1.77 m.

Singh rekordin e dytë e arriti në vitin 2010, me mjekrrën me gjatësi 2.49 m.

Tani mjekrra e tij është më e thinjur, pasi që kaluan vite që prej rekordit të dytë.

Singh kujdeset mirë për të çdo ditë. Në mëngjes e kreh dhe e pastron me shampo. Tharja e saj më pas i merr kohë 10 minuta. Dhe kështu e kreh sërish, dhe vendos në të gel e vaj. Megjithatë më pas gjatë ditës e mban të mbledhur apo lidhur. Atë e zgjidh vetëm kur ndjek ndonjë ceremoni religjioze.

Edhe pse duket se kujdesi për mjekrrën i merr kohë Singh, dhe është punë e vështirë, ai ka thënë se e do mjekrrën e tij dhe se nuk ka aspak problem që ta mbaj ashtu si do. Ai madje do të dëshironte që ajo të ishte edhe më e madhe.

Sarwan Sigh në anën tjetër mjekrrën e tij e konsideron si dhuratë nga Zoti. Ai i takon religjionit hindus Sikh, dhe mbajtja e mjekrrës të gjatë është detyrë e çdo besimtari. Pra, besimtarët e këtij religjioni dallohen për mjekrra të gjata.

Kjo do të thotë se Sarwan Singh mjekrrën e ka rritur falë besimit të tij./21Media

Back to top button