Rënia e çatisë, Rama kërkon hetim të plotë të rastit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas rënies së një pjese të kulmit të objektit të ri të Komunës, ku për pasojë u lëndua një vajzë.
Rama ka kërkuar nga organet kompetentr që të hetojnë në tërësi rastin.
“ Sot, në objektin e Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” për shkak të erërave të forta ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.
Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë. Si Kryetar i Kryeqytetit kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.”, ka shkruar kryetari Rama në Facebook.
Në anën tjetër Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rasitin. Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv , zëdhënësja e kësaj prokuorie Laureta Ulaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?