Rënia e kulimit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, arrestohen dy të dyshuar

Janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Prokuroria e Themelore në Prishtinë ka njoftuar se njëri pre tyre është zyrtar i Komunës së Prishtinës e tjetri person përgjegjës i kompanisë punuese për vendpunishten e saj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B..”, thuhet në njoftim.

Prokuroria gjithashtu ka njoftuar se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën thuhet se po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.

Çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës është rrëzuar të enjten e javës së kaluar duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje, e cila po vazhdon trajtimin në QKUK./21Media

Back to top button