Rënia e qarkullimit vjetor në Kosovë 1.2 miliardë euro
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është krijuar një ekip që e don shtetin dhe punojnë për barazi në trajtimin e bizneseve për inkasimin e të hyrave dhe zbatimin e ligjeve. Këto komente kryeministri i bëri gjatë një vizite në ATK, ku tha se së shpejti pritet të dalin me një raport përfundimtar për statistikat zyrtare për dëmet në ekonomi dhe numrin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës.
Sa i përket përzgjedhjes së drejtorit të ri në ATK, Hoti tha se së shpejti pritet të hapet konkursi këtë pozitë.
Hoti tha se është i vetdijshëm që si pasojë e pandemisë kanë shënuar rënie të hyrat dhe qarkullimi i financiar i bizneseve. Megjithatë, ai ofroi mbështetje për këtë ATK-në.
Me tej, ai tha se kjo Qeveri tashmë ka nis procedurat për hartimin e pakos së re për rimëkëmbje ekonomike.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami tha se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me ligjin për rimëkëmbje ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.
Zëvendësuesi i drejtorit të ATK-së, Ekrem Hysenaj fillimisht tregoi se janë të përgatitur për zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa tha se të hyrat janar-nëntor janë 426 milionë euro ose 39 milionë euro më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Ndërsa, qarkullimi financiar i bizneseve ka shënuar rënie 1.2 miliard euro.
“Ndikimi i pandemisë në të hyrat ka qenë diku mbi 77 milionë euro më pak se planifikimi i të hyrave. Edhe qarkullimi financiar i bizneseve në pandemi ka shënuar rënie afër 1.2 miliard euro. Kurse, stoku i borxheve ka arrit 409 milionë euro”, tha Hysenaj.