Renovohet objekti në qendër të qytetit

Fillojnë punimet për renovimin-fasadimin e objektit kolektiv në Rahovec

Në qytetin e Rahovecit, nga buxheti i komunal, kanë nisur punimet në realizimin e projektit “Renovimin-fasadimin e objektit kolektiv në rrugën Sheh Mihedini”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave tenderuese, nga java e kaluar, kanë nisur punimet në projektit “Renovimi-fasadimi i objektit kolektiv në qytetin e Rahovecit”.

“Në kuadër të këtij projekti, është paraparë të suvatohet-fasadohet dhe të bëhet sanimi i pullazit të kësaj ndërtese”, thuhet më tutje në njoftim./21Media

Back to top button