Reperi i njohur qëllohet me armë zjarri

Reperi Lil Tjay u qëllua me armë zjarri në Edgewater pak pas mesnatës të së mërkurës, në atë që Zyra e Prokurorit të Qarkut Bergen e quajti një tentativë grabitje kundër reperit dhe dy miqve të tij.
Prokurorët njoftuan arrestimin e Mohamed Konate, 27 vjeç, nga New York City, me akuzën për tentativë vrasje, grabitje të armatosur dhe shkelje të armëve, duke akuzuar njeriun se qëlloi në drejtim të reperit, emri i vërtetë i të cilit është Tione Merritt, Jeffrey Valdez, 24 vjeç, Antoine Boyd 22 vjeç, të dy nga Bronx, të cilët ishin me të.
Valdez dhe Boyd u arrestuan gjithashtu pas incidentit me akuzën për posedim armësh dhe të dy mbahehen në burgun e Qarkut Bergen, sipas prokurorëve.
Që nga ora 20:00 e së mërkurës, Konate ishte në pritje të ekstradimit në Nju Xhersi./21Media

Back to top button