Reperi me origjinë shqiptare zbulon pse e refuzoi rolin në “Euphoria”
Reperi Action Bronson, siç njihet “Bam Bam Baklava” në Instagram, ka treguar pse ka refuzuar rolin në serialin “Euphoria”.
Artisti me origjinë shqiptare ka bërë të ditur se i kanë kërkuar që të luajë rolin e një shpërndarësi droge
“Ata donin që unë të luaja rolin e një shpërndarësi droge që shkonte me vajzat e shkollës së mesme. Action Bronson nuk e bën këtë, vëlla”, ka thënë reperi.
Kujtojmë që ‘Bam Bam Baklava’ ka qenë i përfshirë dhe në disa projekte kinematografike si ‘The King Of Staten Island’ dhe ‘The Irishman’.
Ndërkohë, Kosovën ai e ka vizituar për herë të fundit në vitin 2018./21Media