Reshje bore nesër në Kosovë

Pas reshjeve të shiut gjatë këtyre ditëve, do të shndërrohen në reshje bore nesër, kështu njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

“ Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media
Back to top button