515 dënime për mosrespektim të masave

 

Mosrespektimi i masave anti-Covid i ka kushtuar me gjoba disa prej qytetarëve të Kosovës. Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 515 dënime nga Policia e Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga raporti i policisë.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht të vitit 2020 nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji./21Media

Back to top button