Restorantet në New York lejohen të funksionojnë me kapacitet 35 për qind

 

Kjo është figura nga dylli e aktorit të serisë së popullarizuar “Mad Men”, Don Draper. Figura e tij por edhe të shumë personaliteteve të tjera, ishin pjesë e këtij restoranti i cili u lejua që të pranojë klientë me kapacitet 35 për qind, për dallim prej më parë ku funksiononte me kapacitet prej 25 për qind.

Qëllimi i vendosjes së tyre atje ishte të kremtohet për shtimin e kapacitetit për vizitorët.

Me këtë rast, zvendës përgjegjësi i restorantit Peter Luger Steak House, Daniel Turtell, ka treguar se restorantet e Nju Jorkut u lejuan që të funksionojnë me kapacitet prej 35 për qind, që është një mrekulli pas vështirësive që kaluan që prej vitit të kaluar. Kështu, ai ka treguar se kanë kontaktuar me muzeun Madam Tyso në Nju Jork dhe kanë kërkuar figura nga dylli të personaliteteve, për të shënuar hapjen e restorantit.

Turtel ka thënë se tani me kapacitet vetëm 35 për qind, kanë akoma hapësirë, kështu që mendon se ishte ide e mirë të mbushnin vendin me figura nga dylli.

Turtel ka treguar se pas tij qëndron ulur figura nga dylli e Jimmy Fallon, pastaj kanë të Jon Hamm (Xhon Hem), të Al Roker (All Roker) e të Audrey Hepburn (Odri Hebern). ”

Një prej vizitorëve në këtë restorant me rastin e hapjes së tij ishte Kim Klark e cila tha se ka mbetur pa fjalë kur ka parë figurën nga dylli të Michael Strahan (Majkell Stehen), sepse është adhuruese e tij.

Delrol, banor i Nju Jorkut, me këtë rast tha se është ide e mirë që ndodhet në mesin e figurave të dyllit të artistëve të ndryshëm, dhe njëkohësisht të darkojë atje.

E një banore tjetër mendon se figurat nga dylli duken si të vërteta. Ajo ndihet mirë që u kthye sërish në këtë restorant për të darkuar. Për Hepbern me shaka tha se ajo duket mirë, edhe pse ka kohë që ka vdekur.

Restoranti Peter Luger është biznes në Nju Jork për më shumë së 130 vite. Manekinët do ti ekspozojë deri të hënën, e më pas do ti kthejnë në muzeun Madam Tyso, i cili ndodhet në qendër të Manhattan./21Media

Back to top button