Hoxhaj ngushëllon familjen Veseli

 

Sot në mëngjes ka vdekur Smajl Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit dhe xhaxhai i Kadri Veselit.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i shprehu ngushëllime familjes Veseli, duke thënë se Smajli ishte burrë trim e atdhetar, i cili i edukoi fëmijët e tij me frymën e atdhedashurisë e vetëmohimit.

“Shtëpia e familjes Veseli ishte simbol i rezistencës në luftën dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, miqve dhe dashamirëve të Smajl Veselit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Varrimi i të ndjerit u bë sot në ora 12:00 në Broboniq të Mitrovicës./21Media

Back to top button