Rexhaj: Në strukturat e Serbisë po bisedohet për hakmarrje ndaj Kosovës

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Arbër Rexhaj, kërkon nga faktori ndërkombëtar ta sanksionojnë Serbinë për sulme dhe nxitje të tensioneve në veri të vendit. Sipas tij, Serbia me ngritjen e bazave të reja ushtarake në kufi me Kosovën po dëshiron hakmerrje.
‘’Në strukturat e Serbisë po bisedohet për hakmarrje. Për një ndërhyrje që mund të jetë më shumë në aspektin diplomatik duke dërguar letra për ta ndryshuar realitetin në terren. E treta, sulmet terroriste nuk mund të thuhet se nuk mund të ketë në të ardhmen sepse Serbia është shtet fashist që ka tendenca ndaj Kosovës’’ tha deputeti i VV-së, Arbër Rrexhaj për RTV21./21Media