Rezultate të reja nga KQZ

Nga 43.05 për qind e votave të numëruara prin PAN me 36.97 %

Nga 43.05 për qind të votave të numëruara deri më tash nga Komisioni Qendror Zgjedhor koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të prijë me 36.97 për qind të votave, pasuar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 24.32 për qind dhe Lëvizja Vetëvendosje me 22.39 për qind. Deri më tash janë 20.019 fletëvotime të pavlefshme. Rezultatet janë momentale në faqen e KQZ-së dhe ato ndryshojnë nga minuta në minutë.

Iniciativa Qytetare Lista Serbe renditet e katërta me 8.04 për qind, Koalicioni Vakat ka 1.23 për qind, Partia Demokratike Turke e Kosovës ka 1.01 për qind. Partitë tjera janë nën një për qind.

Back to top button