“Rezultatet e koalicioneve të mëdha, qesharake”
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2017
Partia Ekologjike e Kosovës, pas zgjedhjeve të 11 qershorit tha se rezultatet qartazi treguan se qytetari ka filluar të vetëdijesohet në aspektin politik.
“Qytetari ka fillua ta vlerësoj fushatën e drejtë dhe të sinqertë të përfaqësuesve të partive politike, se qytetarëve nuk mund t’i shiten premtimet e kota, se qytetari kërkon zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kërkon ulje të papunësisë, zgjidhjen e çështjeve sociale, kërkon çrrënjosje të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërkon shëndetësi të mirëfilltë dhe ruajtje të mjedisit dhe ekologjisë në vend, të cilat premtime, asnjë qeveri e gjertanishme, nuk ka arrit t’i plotësojë”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas kësaj partie përqindja e daljes në zgjedhje është tejet qesharake. “Më qesharake del përqindja e e rezultateve të koalicioneve të mëdha, qoftë njëra apo tjetra”, thuhet më tej në reagimin e Partisë.
Partia Ekologjike e Kosovës ka vlerësuar se këto rezultate dalin kur zgjedhjet mbahen pa arsye dhe për inate të njërit apo siç thotë kjo parti subjektit tjetër politik./21Media