“Rezultati i Kurtit është zero”, Canaj: S’mund të përsëritet viti 2021

(Lajm i përditësuar)


“Rezultati i Kurtit është zero”, Canaj: S’mund të përsëritet 2021-ta

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se Vetëvendosjes nuk mund t’i përsëritet rezultati i vitit 2021 në zgjedhjet parlamentare.

“Së pari, LVV ka punuar vite me radhë duke ndërtuar perceptim, ka punuar me gjenerata. Na të gjithë e dimë që aktivistët në LVV kanë filluar në moshën 16 vjeçare me u aktivizuar dhe shumë prej tyre, madje një numër i madh, kanë qenë aktivistë të VV-së të cilët pastaj kanë dalë në tregun e votës. Shto këtu dhe faktin që ka qenë viti më i rëndë, sidomos për PDK-në. Edhe kur i shoh listat kush ka qenë kandidat për deputetë, sidomos të PDK-së dhe ka dalë e dyta, për mua ata janë heronj për atë periudhë për shkak se ka qenë viti më i rëndë”, tha Canaj.

Sipas tij, aktualisht është një Albin Kurti i provuar.

“Rezultati i tij është zero… në momentin që përfunduan zgjedhjet komunale, ne e pamë që Mitrovica u kthye në pikën zero ku ka qenë. Si t’i marrin ata ato komuna? Atë flamurin e famshëm jam shumë kurioz kush e ka hequr. Albin Kurti në katin e tretë… çfarë do të bëjnë me të? Ai neve na thoshte ‘e kemi hequr flamurin në Mitrovicë të Veriut’, a s’mund të hiqje flamurin në Graçanicë e në Kllokot e Partesh?”, tha ai, duke shtuar se përpjekjet e Kurtit për ta përqendruar sentimentin nacional duke e prekur qytetarin në xhep nuk do të kenë efektin që kanë pasur në vitin 2021.


Canaj: Mund të ja lënë emrin kryeministër Konjufcës, por në vend tij do të jenë Kurti dhe Mihali

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se caktimi i Glauk Konjufcës mandatar formuar qeverinë mund të jetë fillimi i fundit të tij.

“Mendoj se Albin Kurti e ka një problem , s’dpo di as qyh me quajt tash se në qoftë se që e vëren se dikush mund të shkojë mbi të nuk e le aq gjatë në skenë”, tha Canaj.

Derisa shtoi se edhe nëse zgjedhjet Konjufca kryeministër, por në këtë post prapë do të jetë sipas tij Albin Kurti dhe Dejona Mihali.


Canaj thotë se Konjufca i përgjigjet Dejona Mihalit dhe Albin Kurtit

Analisti Berlim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 mbrojti idenë për formimin e një qeverie teknike.

Sipas tij formimi i Qeverisë Konjufca do të ia mundësonte LVV-së që t’i siguronte fondet për fushatë.

“Ai ministër që futet në një qeveri teknike më nuk hyn në politikë, e tashti po e shtin ti Glauk Konjufcën që i përgjigjet Dejona Mihalit dhe Albin Kurtit me u ba kryeministër me ata ministrat e vet edhe bini fondet ju dhe na po shkojmë në zgjedhje’, u shpreh ai.


Canaj për Qeverinë Konjufca: Do t’ia mundësonte Kurtit të siguronte fondet për të blerë vota

Analisti Blerim Canaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se në rast të votimit i qeverisë Konjufca do të ia mundësonte Liderit të LVV-së, Albin Kurti që t’i siguronte fondet.

“Kjo është qeveri që ia siguron Albin Kurtit fondet edhe paret kur të aprovohet tash ligji për me vazhdu me ble vota sikur që ka ble deri më tash”, tha Canaj./21Media

Back to top button