Rezultuan pozitiv me variantin e ri të Covid-19, Policia arrestoi çiftin që u mundua t’i ‘ikë’ karantinës

Një çift holandez, i cili është kthyer nga Afrika e Jugut për në Amsterdam, ka rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19, Omicron. Policia holandeze ka bërë të ditur se ka arrestuar çiftin që u arratis nga një hotel ku ishin në karantinë.
Arrestimet janë kryer në një avion në aeroportin Schiphol të Amsterdamit pak para se të nisej për në Spanjë të dielën. Burri spanjoll dhe gruaja portugeze janë dorëzuar më vonë në shërbimin shëndetësor të vendit, sipas mediave lokale.
13 persona që kanë mbërritur në Amsterdam me dy fluturime nga Afrika e Jugut javën e kaluar kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
Mediat lokale raportojnë se ata kanë arritur të ikin nga një hotel karantine në rajonin veriperëndimor Kennemerland, ku udhëtarët nga Afrika e Jugut janë aktualisht në izolim.
Të arratisurit mund të ndiqen penalisht për shkelje të rregullave të karantinës që ka marrë Holanda.
Gjithashtu, izolimi i pjesshëm ka zgjatur në Holandë si shkak i përhapjes së variantit të ri të virusit Covid-19, Omicron.
Baret, restorantet dhe dyqanet, orët e hapjes së të cilave tashmë janë kufizuar për disa javë, kërkohet të mbyllen më herët se më parë dhe numri i personave që mund të hyjnë brenda është i kufizuar. Njerëzit gjithashtu inkurajohen të punojnë nga shtëpia aty ku është e mundur, por çerdhet, shkollat ​​dhe universitetet në të gjithë vendin mbeten të hapura.
Mijëra njerëz kanë protestuar pasi masat janë njoftuar për holandezët në fillim të këtij muaji.
Holanda ka regjistruar 20,000 vdekje të konfirmuara nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Por, të dhënat tregojnë se vendi ka regjistruar 1,124 vdekje për milion të popullsisë së tij, një nga numrat më të ulët në Evropën Perëndimore.
Omicron është raportuar për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Afrika e Jugut të mërkurën dhe provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit. Ai është kategorizuar nga OBSH si një “variant shqetësues”./21Media

Back to top button