Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Fier, thuhet se situata eshtë shumë e veshtirë

Rindizet zjarri ne pyllin me pisha e dushk në Peshtan. Burime  nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thyer dhe erës dë fortë që ndihmon zjarrin.

Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Kreu i zjarrfikseve Fier, Zija Hyka, ka pohuar se situata eshtë shumë e veshtirë. Tre grupe zjarrfikese janë ne terren, ndërsa po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikëseve të Patosit.

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjerë e mund të dal në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Nëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

Lidhur me rastin në fjalë nga blutë e Fierit u vendos në pranga edhe një 28 vjecar, i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin.

Situata e zjarreve bëri që kreu i bashkisë së Fierit të thërras në një takim krerët e policisë, inspektorët e zonave dhe drejtues të tjerë duke kërkuar angazhim maksimal për shmangien e situatave të tilla, e gatishmëri për përballimin e situatës./vizionplus

Back to top button