Hoxhaj: Sot kur kujtojmë vendimin e GJND-së, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe BE-në e kemi të çmontuar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kujtuar 13 vjetorin e vendimit të Gjykatëa Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në përvjetorin e fitores së Kosovës në GJND, siç shprehet ai, që konfirmoi fuqishëm legalitetin dhe legjitimitetin e pavarësisë sonë, sot politika e jashtme është zhbërë, partneriteti strategjik me SHBA-në dhe BE-në “është çmontuar dhe normalizimi ndërshtetëror me Serbinë është zëvendësuar me menaxhim të krizës në veri të vendit, duke treguar para botës që Kosova nuk mund të qeverisë atë pjesë të territorit të saj!”.

”Një përvjetor si ky mund të shërbejë për t’i treguar botës se Serbia ende funksionion si armike e Kosovës dhe kundërshtare e Perëndimit dhe që njohja universale, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në është sa në interes të Kosovës dhe paqes liberale në Evropë. Sot vendimin i GJND-së kujtohet si një datë historike dhe jo platformë politike në përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, meqë ata që udheheqin as nuk kanë dije, vullnet dhe as guxim për të përmbushur interesin shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj./21Media

Back to top button