Ribursimi i parave për libra, Kadriaj: Ndoshta prindërit asnnjëherë nuk do i marrin këto mjete

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj lidhur për mos sigurimin e librave nga MASHTI, ka vë në dyshim se a do të sigurohen në të vërtet mjetet për prindërit.

Ajo ka thënë se në këtë fillim vit po rëndohet buxheti familjar i prindërve.

“Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojne jeten e qytetareve. Vendimi per mos sigurimin e librave per nxënësit në ketë fillim vit po e rëndon buxhetin familjar të prindërve te cilët kanë më shume se nje femijë. Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformen E Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhes per blerje te kohës qe ndoshta prinderit asnjehere nuk do i marrin këto mjete. Qeveri e turpit dhe për faqe te zezë!”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button