Kaloni te përmbajtja kryesore

Rreth 33 mijë prindër kanë aplikuar për paratë e librave shkollorë

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri ne orën 16:00, në platformën e-Kosova kanë aplikuar 32,800 aplikime.

Sipas tij, sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.

“Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat. Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin [email protected] “, shkroi ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button