Richard Grenell, pjesë e delegacionit amerikan që do ta vizitojë Kosovën

 

Një delegacion i Qeverisë së SHBA-së, i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i Korporatës amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler do ta vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur DFC.

Në njoftimin për media thuhet se pjesë e delegacionit do të jetë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar mbrëmë se do të ketë një takim me delegacionin amerikan, por më shumë detaje do t’i bëjë publike sot.

Përveç Kosovës, delegacioni amerikan do të qëndrojë për vizitë edhe në Serbi, Greqi dhe Izrael, dhe ajo do të realizohet nga data 20-25 shtator.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington./21Media

Back to top button