Sot fillon faza e dytë e procesit mësimor në shkolla

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka bërë të ditur se nga sot nis faza e dytë e procesit mësimor në shkolla.

Bankave shkollore do t’iu rikthehen edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Ministri i MASH, Ramë Likaj ka kërkuar nga nxënësit të respektojnë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19.

Edhe në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë filloi faza e dytë e procesit mësimor. Drejtori i kësaj shkolle, Fetah Zejnullahu për RTV21 tha se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe pret që gjithçka të shkojë ashtu siç është planifikuar. Ai në një intervistë për RTV21 tregoi se është bërë ndarja e nxënësve nëpër klasa, duke thënë se vetëm 15 deri në 17 nxënës do të jenë në një klasë.

Ndryshe, viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me fazën e parë më 14 shtator, për shkak të pandemisë me koronavirus. Si pasojë e gjendjes me pandemi, procesi mësimor në Kosovë 2019/2020 ishte ndërprerë në muajin mars, për të vazhduar në formë online./21Media

Back to top button