Rifat Jashari: Kënaqësi me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur ‘dem baba dem’

Vëllai i heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, në ceremoninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se është kënaqësi për të që të jetë pranë kësaj ushtrie që është pritur për kohë të gjatë.
“Sot, Ushtria Çlirimtare e Kosovës na u bashkua për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme, është një kënaqësi me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur dem baba dem”, ka thënë Jashari.
Ai bëri thirrje për unitet dhe mirëkuptim për t’i arritur qëllimet.
“Ua urojë 25-vjetorin, u uroj shëndet e punë të mbarë e ishalla Zoti na ndihmon, të arrijmë qëllimet tona shekullore për hir të luftës, gjakut të bijve e bijave tona, të dëgjojmë një gjuhë të përbashkët dhe të arrijmë qëllimet tona në maksimum si të gjitha shtetet që ekzistojnë në botë, lavdi të gjithë të rënëve”, ka thënë tutje Rifat Jashari.
Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizon manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./21Media

Back to top button