Rifillon punën Gjykata Speciale, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën

Gjykata Speciale do ta rifillojë punën pas një pushimi tri javor.

Sipas kalendarit, nga e marta e deri të premten, para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala.

Ndërkaq, javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Këtë muaj, trupi gjykues pritet të vendos rreth çështjes së Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krimet lufte.

Dhomat e Specializuara, kanë nisur pushimin dimëror më 18 dhjetor, derisa pas vdekjes së njërit nga avokatët e Kadri Veselit, mbrojtja kishte kërkuar kohë disa javë, për të zëvendësuar avokatin.

Back to top button