Rihanna jep lajmin e mirë për fansat!

Artistja Rihanna ka njoftuar se është duke punuar në albumin e ri!
Së fundmi ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së parë dhe pas këtij lajmi, artistja ka insistuar se kjo nuk do ta ndalojë së bëri atë që di më së miri, të bëj muzikë!
“Epo, po.. do të dëgjoni muzikë nga unë”, ka thënë ajo.
Rihanna kishte premtuar në një intervistë se albumi i ri do t’ia vlejë gjithë pritjen!
“Ende po punoj në muzikë të re! Vetëm pse nuk kam realizuar një album në kaq vjet, nuk do të thotë që nuk kam qenë duke punuar në të. Nuk dua ta lansoj vetëm pse njerëzit e kërkojnë, dua ta bëj kur unë të jem e kënaqur me punën time”, ka thënë ajo.
Por, ende nuk ka një datë për albumin e ri./21Media

Back to top button