Rihanna ka në plan martesën me A$AP Rocky
Artistja Rihanna, së fundmi përmes disa fotografive dha lajmin e veçantë se po bëhet nënë për herë të parë.
RiRi dhe i dashuri i saj A$AP Rocky po planifikojnë ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
“Ata do të martohen sigurisht. Ajo ka thënë se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, njësoj ka thënë edhe A$AP Rocky”, tha një burim pranë këngëtares.
Siç kanë raportuar mediat lokale, 33 vjeçarja nuk ka në plan të martohet para lindjes së bebit.
“Dasma do të bëhet në Barbados, pasi të dy kanë familjet atje, është vendi që i bëri ata bashkë dhe zë një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre”, tha më tutje burimi.
Tutje, siç ka raportuar Sunday Mirror, Rihanna nuk mund të ishte më e lumtur se kaq dhe mezi po pret të bëhet nënë.
Çifti kanë pranuar urime të shumta pas lajmit se do të bëhen prindër për herë të parë.
Gjithashtu, Rihanna ka publikuar fotografitë e para në rrjete sociale me barkun e rrumbullakosur, pas fotografive që u kapen nga paparacit rrugëve të New York-ut./21Media