Shefi i stafit të presidentes: AKI nën udhëheqjen e re po avancon sigurinë kombëtare
Këtë javë janë bërë 13 vjet që Agjencia e Inteligjencës së Kosovës shënoi themelimin e saj.
Në këtë rast shefi i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Blerim Vela, përmes një postimi në ”Twitter”, ka theksuar se nën udhëheqjen e re Agjencia po avancon sigurinë kombëtare.
”Këtë javë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shënoi 13 vjetorin e veprimtarisë. Nën udhëheqjen e re, Agjencia po avancon sigurinë kombëtare”, ka shkruar Vela./21Media
