Rihanna së shpejti me shoun Savage X Fenty Show Vol. 4

Prime Video lansoi trailerin e shout special të yllit të muzikës, Rihanna, modë dhe koncert, të quajtur Savage X Fenty Show Vol. 4.

Në këtë shou do të performojnë artistë të njohur globalisht, si Anitta, Burna Boy, Don Tolliver, dhe Maxwell. Do të ketë paraqitje speciale të disa prej yjeve të tjerë, si Ángela Aguilar, Avani Gregg , Bella Poarch, Cara Delevingne, Damson Idris, Irina Shayk, Joan Smalls, Sheryl Lee Ralph, Simu Liu, Taraji P. Henson, Taylour Paige, Winston Duke e shumë e shumë të tjerë që do të paraqiten me diajnet më të reja të Savage X Fenty.

Sa i përket këtij shou më gjerësisht, Savage X Fenty është shou special televiziv amerikan, dedikuar prezantimit të disajneve të reja të markës së Rihannas, Savage X Fenty. Në të përfshihen edhe interpretime muzikore. Shou i parë u organizua në kuadër të javës së modës në New York në vitin 2019, shou i dytë në vitin 2020 ndërkaq i treti në vitin 2021.

Savage X Fenty Show Vol. 4 do të transmetohet ekskluzivisht në Prime Video, në më shumë se 240 vende dhe territore në mbarë botën me datën 9 nëntor 2022. Krijuese e tij është vetë Rihana.

Gjatë viteve, ky shou ka fituar tri çmime Webby, është nominuar për çmimin Set Decorators Society of America Awards dhe çmimin Art Directors Guild Awards. Në vitin 2022, ai fitoi çmimin Primetime Emmy Award për koreografi të jashtëzakonshme./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button