Kaloni te përmbajtja kryesore

Riho Terras zgjedhet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti estonez, Riho Terras është zgjedhur në pozitën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Terras që do të pasojë në këtë pozitë Viola von Cramon, është politikan estonez dhe ish-oficer ushtarak që është bërë anëtar i Parlamentit Evropian më 1 shkurt 2020.

Ndërkaq, në mandatin e mëparshëm të Parlamentit Evropian ka qenë kryetar i delegacionit kombëtar të grupit PPE për Estoninë dhe është një anëtar i Komisionit për Industri, Kërkim dhe Energji.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button