Rikthehet çështja e reformës zgjedhore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se sot kanë mbajtur takim konstitutiv për formimin  e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.
Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.
Në një postim në Facebook, Konjufca tregoi se gjatë takimit është përmendur gjithashtu edhe themelimi i Grupit Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së./21Media

Back to top button