Martino lë Chichariton jashtë kombëtares, preferon lojtarë tjerë

Sulmuesi 33-vjeçar, Javier Hernandez ka qenë në formë të shkëlqyer në MLS këtë sezon, por trajneri i kombëtares preferon lojtarë të tjerë.
Trajneri i Meksikës, Gerardo Martino, ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë Hernandez jashtë kombëtares, duke thënë se ai thjesht preferon të përzgjedhë lojtarë të tjerë.
33-vjeçari, i cili ka 109 paraqitje për Meksikën, nuk është paraqitur për El Tri që nga një miqësore kundër Shteteve të Bashkuara në nëntor 2019 dhe tashmë ishte larguar gradualisht nga ajo kohë, pasi kishte bërë vetëm tre paraqitje atë vit.
Hernandez, i njohur gjithashtu si Chicharito, ka qenë në formë të mirë për LA Galaxy, duke shënuar pesë herë në gjashtë ndeshje të MLS këtë sezon./21Media

Back to top button