Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy super ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale. Sot do të ballafaqohen katër më të fuqishme që gjithashtu shihen edhe si pretendente për ta fituar këtë garë.

Në stadiumin “Emirates” Arsenali e pret Bayernin e Mynihut në një sfidë që premton spektakël duke parë formën e mirë të këtyre dy skuadrave dhe futbollit të shpejtë që aplikojnë. Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Një tjetër ballafaqim po aq i jashtëzakonshëm do të jetë ai ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt. Anglezët janë kampion ën fuqi të kësaj gare dhe synojnë ta mbrojnë atë, derisa gjiganti spanjoll është skuadra me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Back to top button