Rikthimi në garat evropiane, Llapi u mund nga Buducnosti

Përfundoi ndeshja mes skuadrës së Buducnost dhe asaj të Llapit, ku kjo e fundit pësoi humbje si mysafire.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Pod Goricom”, Llapi pësoi dy gola dhe dështoi ta gjejë golin e nderit kundër Buducnost.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Lazar Mijovic, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 23’, kurse golin e dytë për Buducnost e shënoi Uros Ignjatovic në minutën e 32’ të ndeshjes.
Ndërkaq, problemet u shtuan për skuadrën e Tahir Batatinës, kur mbrojtësi Bianor u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 30’.
Pas humbjes së sotme, Llapi do ta ketë mundësinë e fundit që ta sigurojë kualifikimin tutje kur ta zhvillojë ndeshjen e kthimit më 14 korrik, në rolin e vendasit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Buducnostit.

Back to top button