Rishfaqen problemet me ujërat e zeza në TKK, aulohet shfaqja e baletit

Shfaqja e baletit “Concerto Con Brio & Untitled”, që ishte paraparë të shfaqet sonte nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës është anuluar.
Shiu që ka rënë pasditen e sotme në Prishtinë, ka rishfaqur problemet me ujërat e zeza që i ka Teatri Kombëtar tash e sa vite.
Përmes një njoftimi në Facebook, Baleti Kombëtar bën të ditur se “në skenën ku do të mbahej shfaqja, kundërmon erë jashtëzakonisht e rëndë dhe është e pamundur për balerinët tanë të kryejnë punën e tyre. Shëndeti i balerinëve është i rëndësisë primare, prandaj edhe njëzëri u morr vendimi për anulimin e shfaqjes!”.
Ndryshe, premiera e shfaqjes “Concerto Con Brio & Untitled” është dhënë më 2 qershor./21Media

Back to top button