Risi në BonBon, nga sot “Avokati në studio”

Duke filluar nga sot, në magazinën “BonBon” të Radiotelevizionit 21, çdo të martë do të zhvillohet rubrika “Avokati në studio”.
Përmes kësaj rubrike, synohet që të shpalosen hollësi që ndërlidhen me çështjet e ligjit, për rëndësinë dhe rolin e avokatit, por edhe për të shpalosur këshilla nga avokatët të cilat do të ishin të mirëseardhura për vetë qytetarët.
Rubrika “Avokati në studio” në “BonBon” të RTV21, bëhet e mundur përmes bashkëpunimit me Odën e Avokatëve të Kosovës.
Sot, “Avokati në studio” realizohet për herë të parë, prandaj i ftuar në studio është kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, me të cilin do të zhvillohet tema “Avokatia si profesion dhe roli i Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë”.

Back to top button