Tentoi t’i vinte zjarrin banesës së vëllait, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi tentoi të digjte me zjarr banesën e vëllait të tij.
“Pas njoftimit se në ambientet e banesës së shtetasit K. B, kishte shkuar vëllai i tij dhe po tentonte t’i digjte banesën, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e shtetasit M. B, 57 vjeç banues në Vlorë,” informon policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”./oranews

Back to top button