Rita dhe Taika shkëlqejnë në Met Gala

Çifti më i përfolur i kohëve të fundit, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në Met Gala.
E veshur në Prada në një fustan dy pjesë e gjithë shkëlqim por, ajo çfarë bie në sy është unaza prej diamanti e Ritës, e që menjëherë të gjithë aluduan për një fejesë të mundshme të çiftit.
Më herët këtë muaj, Rita publikoi një foto në Instagram, ku shihen unazat në dorën e saj, por njëra nga to ishte e mbuluar, ndjekësit e Ritës kjo i bëri të mendojnë se ajo po fshehë unazën e fejesës, por asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë nga çifti, deri në këtë paraqitje të dytë me një unazë diamanti./21Media




Back to top button