Rita Ora dhe Taika Waititi prezantues në “MTV European Music Awards 2022”

Këngëtarja e tekstshkruesja Rita Ora dhe aktori e regjisori fitues i çmimeve Oscar dhe Grammy, Taika Waititi do të prezantojnë MTV European Music Awards (EMA-s) 2022.
Çmimet do të transmetohen drejtpërdrejt nga Düsseldorf, Gjermani më 13 nëntor në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA-në, Amerikën Latine dhe Evropë dhe Comedy Central në Gjermani. Kjo ceremoni do të jetë e disponueshme në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht nga 14 nëntori, shkruan Variety.
Ndjekësit mund të votojnë deri më 9 nëntor për të preferuarit e tyre në 17 kategori neutrale gjinore, duke përfshirë këngën më të mirë, artistin më të mirë, bashkëpunimin më të mirë dhe dy kategoritë e reja, videoja më e mirë në formë të gjatë dhe performanca më e mirë Metaverse.
Ora ishte prezantuese e EMA-s në vitin 2017, ku ishte edhe e nominuar dhe u nderua me çmimin “Power of Music”.
Ora dhe Waititi, të cilët janë çift në jetën reale, thanë: “Jemi të entuziazmuar të prezantojmë MTV EMA këtë viti dhe të festojmë muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”.
Ora shtoi: “Jam e emocionuar që jam rikthyer si prezantuese dhe ndarja e skenës me Taika e bën atë edhe më të veçantë. Ne i kemi të gjitha në EMA të këtij viti, surpriza argëtuese, modë fantastike, komedi dhe mbi të gjitha muzikë fantastike. Mezi presim që publiku të ndajë këto momente me ne”./21Media

Back to top button